Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit përplasen me policinë në Çikago, tërheqin zvarrë oficeren (Video)


Një patrullë policësh u rrëzuan në tokë nga protestuesit e zemëruar gjatë tubimeve kundër dhunës policore në Çikago, me një oficere femër që u zvarrit për disa metra nga turma e inatosur.

Një video e shpërndarë gjerësisht, e kapur në mes të demonstratave për vdekjen e George Floyd, tregon një turmë të inatosur që godet dy oficerë policie ndërsa ata siç duket në video po përpoqesin të kapnin një protestues.

Befas mes palëve shpërtheu një përplasje fizike me dy policët që sulmohen në mënyrë agresive demonstruesit.

Përleshja fizike përfundoi kur kalimtarët u bën thirrje sulmuesve të ndalen, duke formuar një lloj unaze mbrojtëse rreth oficerëve.

Mijëra demonstrues u mblodhën në rrugët e Çikagos të shtunën, duke u ngjitur në makina dhe autobusë dhe duke u përplasur me policinë.

Më vonë, dhuna u përshkallëzua, me disa persona që godisnin xhamat e makinave të policisë dhe duke dëmtuar ndërtesat nëpër qytet ndërsa marshonin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *