Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se qëlloi me armë, pranga 36-vjeçarit në Skrapar


Një 36-vjeçar është arrestuar në Skrapar pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në një zonë jashtë qendrave të banuara.

Në pranga ka përfunduar Elsid Molla, i cili është arrestuar teksa drejtonte mjetin.

Gjatë kontrollit në makinë policia gjeti një armë zjarri e 4 gëzhoja, të cilat u sekuestruan si prova materiale.