Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Me Kurtin kemi qëllim të njëjtë por rrugë të ndryshme, propozimi im kontribut për paqe në rajon


Në festën për 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Kryetari i saj, Edi Rama nuk la pa folur edhe për situatën në Kosovë dhe propozimin e tij për Asociacionin.

Rama tha se ndërkombëtarët e pritën mirë propozimin e tij ndërsa për ata që e kundërshtuan si në Prishtinë dhe në Beograd iu tha se jetojnë akoma me komunizmin në kokë.

“Më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun është pritur mirë nga aleatët. Ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar, pa e ditur përmbajtjen si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria, u them dy gjëra. Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo me çfarë tha.

E dyta ky rajon është edhe i yni, edhe i disa të tjerëve. Nëse atyre u vjen më për mbarë të luajnë akoma luftash ndërkohë që as njëra palë dhe as tjetra nuk i hapin dot njëra tjetrës jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë dhe NATO. Aleatëve po u soset durimi. Unë u them se nuk jemi fare të interesuar për lojë luftash por jemi kundër asaj lufte”- tha Rama.

Ndërsa sa i takon marrëdhënies me Kurtin, Rama tha se të dy kanë qëllime të njëjta por pranoi se nuk rrugët e tyre janë gjithmonë e më të ndara për arritjen e këtij qëllimi.

“Qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës janë krejt të njëjtë por rrugët për arritjen e atij qëllimi nuk i shohim njësoj madje gjithnjë e më ndryshe sidomosd kohët e fundit. Për mua kursi i përplasjes me aleatët tanë është një aventurë pa kuptim për të gjithë kotësinë e vetë”-shtoi Rama.