Vendosni fjalën kyçe....

U kapën në magazinën ku kultivohej kanabis, arrestohet tre të rinj shqiptarë në Spanjë


Autoritetet spanjolle kanë goditur një plantacion kultivimi kanabisi në ambiente të mbyllura ku dhe kanë arrestuar tre rinj shqiptarë.

Bimët kultivoheshin brenda një ndërtese industriale në Crarer s’Alemanya. Të arrestuarit janë të moshave 20 dhe 24 vjeç. Sipas mediave të huaja, shqiptarët ishin mbyllur brenda në ndërtesë në mënyrë që të mos tërhiqnin vëmendjen e fqinjëve.

Gjatë operacionit policor u gjetën dhe sekuestruan 4000 bimë marijuanë që vlerësohen rreth 200 mijë euro. Sakaq u zbulua një tunel për të fshehur sasitë e drogës në raste emergjente rreth 80 metër i gjatë.

Vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që veprimtarinë e marrjes së inerteve në shtretërit e lumenjve, ta kryejnë sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse, si dhe në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre kushteve, do t’u sekuestrohen mjetet dhe do të ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie.