Vendosni fjalën kyçe....

Basha sulmon Berishën: Për interesin personal na vuri zjarrin brenda shtëpisë


Ish-kreu i PD-së Basha ka sulmuar kryeministrin Rama dhe kreun e Rithemelimit Berisha për gjendjen ku ndodhet vendi.

Gjatë një takimi me disa të rinj në Kamëz, ai tha se të rinjtë i braktisën zgjedhjet e 14 majit pasi ndihen të pëpërfaqësuar.

Basha tha se qytetarët e rinia duhet të bëhen pjesë e vendimmarrjes politike.

Ai tha se Berisha ndoqi interesin personal dhe ‘vuri zjarrin brenda shtëpisë së demokratëve’, gjë që sipas tij i shkon shumë për shtat kryeministrit Rama.

“Qytetarët, rinia duhet të bëhet pjesë e vendimmarrjes politike. Duhet të shohim se cilat janë hapat që duhet të hedhim, që të folurin me bojkot ta ndryshojmë. Berisha ndoqi interesin e tij personal, duke vënë zjarrin brenda shtëpisë së demokratëve. Edi Rama i fryn këtij zjarri sepse i intereson duke dëmtuar PD-në e demokratët. Më 14 maj spikati mungesa e të rinjve. Jemi në një plagë të hapur prej kohësh që dhimbjen e bën edhe më keq vallja që hedh kundërshtari ynë politik. Kauza jonë është kombëtare dhe para se të drejtojmë gishtin tek manipulimet zgjedhore dhe bishtat e kësaj qeverie duhet ta drejtojmë edhe nga vetja jonë.” – tha Basha.