Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 10-vjeçari në Bërxullë, arrestohen dy shoferët, një prej tyre rezultoi në gjendje të dehur


Policia ka vënë në pranga dy shoferët që shkaktuan aksidentin me vdekje ditën e djeshme të 10-vjeçarit në Bërxullë, i cili u godit nga një automjet që pas përplasjes në kryqëzim, përfundoi në lokalin ku ishte ulur i mituri.

Nga të dhënat e para mësohet se njëri prej shoferëve ka rezultuar në gjendje të dehur.

Fëmija mësohet se po qëndronte në lokalin e familjes ndërsa të afërmit kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës, në kryqëzimin e Laknasit, ku buzë rrugës ndodhet edhe lokali ku ishte i ulur 10 vjeçari. Sipas informacioneve mësohet se fillimisht janë përplasur dy makinat, më pas si pasojë e shpejtësisë  njëra ka përfunduar në lokal, ku dhe ka përplasur për vdekje të miturin . Dy drejtuesit e mjeteve njeri Erjon Hajdini 30 dhe tjeri Naim Allmeta 63 vjeç janë nënshtruar ekzaminimeve mjeksore paraprake. Nga analizat, ka rezultuar se 63-vjeçari Allmeta po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, çka dyshohet se është bërë edhe shkak I ngjarjes.

Ekspertiza do të kryehet edhe për dy mjetet për të parë gjendjen e tyre teknike si dhe shpejtësinë me të cilën kanë qenë duke lëvizur. Në vendin ku ndodhi aksidenti, banorët thonë se nuk ka asnjë sinjalistik dhe kjo mund te jete një nga arsyet e aksidenteve.