Vendosni fjalën kyçe....

Vriten tre ushtarë izraelitë pranë kufirit me Egjiptin


Tre ushtarë izraelitë janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur nga një person i armatosur pranë kufirit me Egjiptin, thotë ushtria, sipas BBC.

Aty thuhet se një ushtar dhe një femër u qëlluan për vdekje të shtunën në mëngjes. Trupat e tyre u zbuluan pasi një oficer nuk ishte në gjendje të kontaktonte me ta.

Sulmuesi i supozuar u vra më vonë dhe një ushtar i tretë izraelit u qëllua për vdekje gjatë një operacioni kërkimi.

Ngjarja ndodhi vetëm disa orë pasi një operacion kontrabande droge ishte penguar në kufi.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, kolonel Richard Hecht, tha se droga me vlerë 1.6 milion sikla (400,000 dollarë) ishte konfiskuar pasi dikush përdori një shkallë për të kaluar gardhin.

Ai tha se kjo supozohet të ketë lidhje me të shtënat e mëvonshme.

I pyetur për identitetin e të armatosurit, Col Hecht u tha gazetarëve: “Mund të jetë Isil [grupi xhihadist i Shtetit Islamik], mund të jetë një roje kufiri, mund të jetë gjithashtu një kontrabandist dhe ne ende po e kërkojmë. Ende nuk është qartë se cili ishte identiteti i tij”.

Një deklaratë e ushtrisë tha: “Një hetim është kryer në bashkëpunim të plotë me ushtrinë egjiptiane”.