Vendosni fjalën kyçe....

Kalimtarët në Klos gjejnë të plagosur drejtuesin e një motori, transportohet në gjendje të rëndë në spital


Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Klosit, pasi në vendin e quajtur “Ish pazari i vjetër”, një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është gjetur përmbys në rrugë i gjakosur.

Bëhet me dije se kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke telefonuar shërbimin e emergjencës, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore Klos është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit, ngaqë ka patur dëmtime të rënda në pjesën e pasme të kokës.

Paraprakisht nuk dihet nëse personi me inicialet D.D është aksidentuar vetë me motorin e tij apo është goditur nga ndonjë automjet që më pas mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.