Vendosni fjalën kyçe....

Përgjaken rrugët/ Një drejtues biçiklete përplaset për vdekje në Kurbin, ndërsa në rrugën e Kombit aksident masiv me disa të plagosur


 

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë të Ura e Presës, pranë fshatit Adriatik, Kurbin, në një rrugë rurale.

Një automjet i paidentifikuar ka marrë përpara një biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Drejtuesi i biçikletës është identifikuar si Anton Curraku, 35-vjeçar, i cili është marrë nga ambulanca dhe është nisur për në spitalin e Lezhës, por për fat të keq ka ndërruar jetë rrugës.

Ndërkohë një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në rrugën e Kombit, pranë fshatit Fushë-Milot.

Në aksident janë përfshirë një trailer, dy autovetura dhe tre çilkomotorë, ndërsa raportohet për disa të plagosur.

Te plagosurit janë dërguar për ndihme mjekësore.