Vendosni fjalën kyçe....

“Racist, mentalitet kolonial” – Shefi i OBSH-së kritikon sugjerimin për përdorimin e Afrikës si eksperiment për vaksinën e Covid-19


Sugjerimi i dy ekspertëve mjekësorë francezë për të testuar vaksinat e koronavirusit në Afrikë është racist, i tmerrshëm dhe një relike e mentalitetit kolonial, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Jean Paul Mira dhe Camille Locht e ngritën këtë çështje gjatë një emisioni në kanalin televiziv francez, LCI, javën e kaluar, teksa flisnin për mungesën e maskave, trajtimeve dhe respiratorëve në kontinent.

I pyetur lidhur me këtë çështje, Tedros tha se ai ishte i shqetësuar për komentet raciste.

“Afrika nuk mund dhe nuk do të jetë një tokë eksperimentale për ndonjë vaksinë.” – tha shefi i OBSH-së.

“Ne do t’i ndjekim të gjitha rregullat për të testuar çdo vaksinë ose terapi në të gjithë botën duke përdorur saktësisht të njëjtat rregulla, qoftë në Evropë, Afrikë apo kudo.” – shtoi ai.

Më herët ish-futbollistë të njohur afrikanë, si Drogba, Eto’o e Demba Ba e kritikuan ashpër sugjerimin e ekspertëve francezë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *