Vendosni fjalën kyçe....

Automjeti del nga rruga, humb jetën 28-vjeçari në Shkodër


Një 28-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti me automjetin e tij.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Liria” ku shtetasi Sh.B humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

I riu nuk i mbijetoi plagëve të marra duke duke humbur jetën.

Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën”-njofton policia.