Vendosni fjalën kyçe....

Federata britanike e çiklizmit ndalon gratë transgjinore të konkurrojnë në kategorinë e femrave


Federata  Britanike e Çiklizmit u bë organi më i fundit drejtues i sportit që ndaloi gratë transgjinore të konkurrojnë në kategorinë e garave për femra, duke shtrënguar rregullat e saj rreth pjesëmarrjes për të ‘mbrojtur drejtësinë’ e sportit.

Të shpallura pas një rishikimi nëntëmujor të politikave, rregullat e reja, të cilat hyjnë në fuqi në fund të vitit 2023, i ndajnë çiklistët në kategori ‘femra’ dhe ‘të hapura’.

Kategoria e femrave mbetet për ato gjinia e të cilëve u është caktuar femra në lindje dhe meshkujt transgjinorë që ende nuk kanë filluar terapinë hormonale. Kategoria e hapur do jetë për atletët meshkuj, femrat dhe meshkujt transgjinorë, individët jobinarë dhe ata të cilëve u është caktuar seksi mashkull në lindje.

Shefi i federatës, Jon Dutton tha se ishte i bindur se organi qeverisës ka ‘zhvilluar politika që ruajnë drejtësinë e konkurrencës në sportin e çiklizmit, duke siguruar që të gjithë garuesit të kenë mundësi të marrin pjesë’.

Federata u kërkoi ndjesë sportistëve transgjinorë për vonesën e gjatë në shkrimin e një politike të re pasi pezulloi atë të mëparshme vitin e kaluar.

Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) lejon gratë transgjinore me testosterone të pakësuar të marrin pjesë në garat e grave, por do shpallë rezultatet e një rishikimi të politikave në gusht.