Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rama të ikë nje orë e më parë, korruptoi McGonigal për të asgjësuar opozitën, grabitës i miliarda eurove të shqiptarëve


Kreu i Partisë së Lirisë Meta bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke i kërkuar atij të largohet një orë e më parë si një i korruptuar që nuk ka asnjë lidhje me postin, si subjekt i drejtësisë dhe ai aggressor u demokracisë e pluralizmit në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat një ditë para protestës së thirrur nga opozita, ai tha se Rama është provuar me fakte si korruptuesi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, si grabitës i qindra milionë eurove me inceneratorët, i miliarda eurove në projektin e Portit të Durrësit dhe qindra aferave në sektorin energjetik e kudo tjetër.

“Populli ka vendosur qe Edi Rama te largohet nje ore e me pare si një mafioz i provuar botërisht me fakte dhe si një i korruptuar qe s’ka asnjë lidhje me postin dhe figurën e kryeministrit. Edi Rama ka mbaruar ne çdo drejtim ai është një subjekt për drejtësinë për veprimet e tij shume te renda kundër pluralizmit dhe demokracisë si dhe për grabitjen masive financiare me miliarda euro. Edi Rama është sot i provuar me fakte si korruptuesi i Mc Gonigal, si grabitësi i qindra milion euro me inceneratoret, i miliarda eurove tek Porti i Durrësit tek koncesionet, tek qindra tenderat sekrete, shkatërruesi i Teatrit dhe i qindra aferave me energjinë elektrike ujësjellësi dhe gjithçka. Edi Rama është sot njeriu me i urryer i shqiptareve dhe shkaku kryesor i mjerimit te shumanshëm. Shqipëria dhe populli shqiptar janë aty ne mijëra vjet dhe aty do te jene ne jete te jetës dhe nuk do te lejojnë kurrë qe nje bastard antishqiptar te trondiste ekzistencën e tyre. Ndaj 11 shkurt do te jete vendimi mbarëpopullor për rivendosjen e llogaridhënies se rrepte dhe pa kompromis qe ve Shqipërinë përpara çdo gjeje. Nesër Shqipëria dhe shqiptaret vendosin dinjitetin e tyre ne vend, dinjitet qe nuk do te guxoje kush tua shkele e nëpërkëmbë. Nesër populli flet dhe te gjithë duhet te dëgjojnë e binden vullnetit te tij.” – tha Meta.