Vendosni fjalën kyçe....

Përqafimi saudit i Asadit dërgon një sinjal të fortë për SHBA-në – Analiza


Dikur i etiketuar si një ‘i flakur tej’ nga administrate Biden, Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman zuri vend në qendër të skenës si mjeshtër i ceremonive javën e kaluar kur shtetet arabe ripranuan Sirinë në Ligën Arabe, duke dhënë një sinjal të fortë për Uashingtonin.

Përshëndetja e tij e zhurmshme e presidentit Bashar al-Assad në samitin arab duke u puthur në faqe dhe duke i dhënë një përqafim të ngrohtë sfidoi mosmiratimin e SHBA-së për kthimin e Sirisë në vathë dhe bëri një kthesë të jashtëzakonshme në fatin e princit të nxitur nga realitetet gjeopolitike.

Princi, i njohur si MbS, kërkon të ripohojë Arabinë Saudite si një fuqi rajonale duke përdorur vendin e tij në krye të një gjiganti energjetik, në një botë të varur nga nafta e konsumuar nga lufta në Ukrainë.

I shmangur nga shtetet perëndimore pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018 nga një skuadër saudite, princi tani është shfaqur si një lojtar të cilin Uashingtoni as nuk mund ta shpërfillë dhe as ta mohojë, por duhet të gjejë një ujdi me të.

Skeptik ndaj premtimeve të SHBA-së për sigurinë saudite dhe i lodhur nga tonet e saj qortuese, MbS po ndërton lidhje me fuqitë e tjera globale dhe, pavarësisht nga tronditja e Uashingtonit, po rindërton marrëdhëniet e tij me armiqtë e tyre të përbashkët.

Vetëbesimi i tij në skenën botërore nuk ishte i dukshëm vetëm në pritjen e tij ndaj Assadit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy erdhi në takimin në Jeddah dhe MbS ofroi të ndërmjetësonte midis Kievit dhe Rusisë.

Megjithatë, Arabia Saudite ende varet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara, të cilat e shpëtuan atë nga pushtimi i mundshëm nga Iraku i Sadam Huseinit në vitin 1990, mbikëqyr veprimtarinë ushtarake iraniane në Gjirin Persik dhe i siguron Riadit shumicën e armëve të tij.

Megjithatë, me Uashingtonin në dukje më pak të angazhuar në Lindjen e Mesme dhe më pak të hapur ndaj anktheve të Riadit, MbS po ndjek politikën e tij rajonale me më pak respekt të dukshëm ndaj pikëpamjeve të aleatit të tij më të fuqishëm.

“Ky është një sinjal i fortë për Amerikën që ‘ne po riformësojmë dhe rivizatojmë marrëdhëniet tona pa ty’,” tha Abdulaziz al-Sager, kryetar i Qendrës Kërkimore të Gjirit.

“Ai nuk po merr atë që dëshiron nga pala tjetër,” shtoi Sager, duke thënë se përpjekjet e Arabisë Saudite me armiqtë rajonalë bazoheshin në qasjen e Riadit ndaj sigurisë rajonale.

Ofnesia diplomatike

Pozicioni i MbS u forcua vitin e kaluar kur ekonomitë perëndimore iu drejtuan Arabisë Saudite për të ndihmuar në zbutjen e tregu të destabilizuar  të naftës nga lufta në Ukrainë. Ai krijoi mundësinë për MbS për të nisur një ofensivë diplomatike që përfshinte paraqitje në samit të profilit të lartë.

Kjo përpjekje u ndihmua kur Uashingtoni e shpalli MbS të imunizuar nga ndjekja penale për vrasjen e Khashoggit, pavarësisht se ai ishte i implikuar drejtpërdrejt në të nga inteligjenca amerikane.

Një vizitë e presidentit amerikan Joe Biden korrikun e kaluar kishte treguar tashmë ndikimin e rikthimit të Riadit: Udhëheqësi amerikan u largua me duar bosh, ndërsa princi gëzonte një shfaqje publike të përkushtimit të SHBA-së ndaj sigurisë saudite.

Rrotullimi saudit larg nga mbështetja në Shtetet e Bashkuara ishte ndërkohë e dukshme kur Kina ndërmjetësoi këtë vit një zgjidhje midis Riadit dhe armikut të tij rajonal, Iranit, pas vitesh armiqësie.

Marrëveshja nuk u bë nga një pozicion i fuqisë saudite: aleatët e Iranit kishin dalë më të fortë se ata të mbretërisë në Irak, Siri dhe Liban dhe mbanin pjesën më të madhe të territorit të populluar në Jemen.

Megjithatë, ajo tregoi se Riadi ishte në gjendje të zvogëlonte humbjet e tij dhe të punonte me rivalët dhe armiqtë e SHBA-së për të mbështetur interesat e tij rajonale, siç është zbutja e luftës së Jemenit, ku forcat saudite janë bllokuar që nga viti 2015.

Ndërkohë, princi ka përmirësuar lidhjet me Turqinë dhe i ka dhënë fund bojkotit të Katarit, një fqinj që ai e konsideronte pushtues në vitin 2017 sipas diplomatëve dhe zyrtarëve të Dohas.

“Gjatë tre viteve të fundit, sherret dhe mëritë u lanë pas dhe marrëdhëniet u riparuan,” shkroi gazetari saudit Abdulrahman Al-Rashed në gazetën Asharq Al-Awsat.

Marrëdhëniet transaksionale

Një zyrtar i Gjirit tha se marrëdhënia e re, më e drejtpërdrejtë transaksionale, me Shtetet e Bashkuara kishte zëvendësuar modelin e vjetër ‘naftë për mbrojtje’ për shkak të asaj që Riadi e shihte si një ombrellë më të lëkundur sigurie pas revoltave arabe të vitit 2011.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se marrëdhënia është ‘një marrëdhënie e rëndësishme prej tetë dekadash që shtrihet në breza, nëpër administrata në vendin tonë dhe midis udhëheqësve në Arabinë Saudite’.

“Ne kemi interesa të shumëfishta kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite…Politika dhe angazhimi ynë do përpiqet të sigurojë që marrëdhënia jonë të mbetet e qëndrueshme dhe e aftë për të përmbushur sfidat tona të përbashkëta të së ardhmes.”

Riadi mendonte se Uashingtoni kishte braktisur aleatët e vjetër gjatë revoltave dhe mund të braktiste edhe dinastinë Al Saud. Në të njëjtën kohë, ai besonte se kërkimi i SHBA-së për një marrëveshje bërthamore me Teheranin e kishte bërë Uashingtonin të injoronte aktivitetin në rritje rreth rajonit të përfaqësuesve iranianë të parë nga Riadi si një kërcënim.

Kjo përshtypje është forcuar. Një burim saudit i afërt me rrethin e brendshëm në pushtet vuri në dukje atë që ai e shihte si zbatim të dobët të sanksioneve ndaj Iranit dhe një tërheqje në Siri, ku një kontigjent i vogël amerikan u ka mohuar territorin aleatëve të Iranit.

“Unë mendoj se vendet në rajon, si pasojë, do të bëjnë atë që është më e mira për ta,” tha ai.

Ndërkohë, Riadi ishte i mërzitur që SHBA-ja tërhoqi mbështetjen e saj për operacionet saudite në Jemen, të nisura pasi Uashingtoni i kërkoi vazhdimisht mbretërisë të merrte përgjegjësinë për sigurinë e saj.

Pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë amerikane ose mbështetjen për përpjekjet e veta ushtarake, Riadi nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të arrinte një marrëveshje me Iranin edhe nëse kjo do shqetësonte Uashingtonin, tha burimi.

“Kjo është pasojë e veprimit të SHBA-së”, shtoi ai.

Secila palë ka një listë kërkesash që tjetra nuk është e gatshme t’i plotësojë, tha zyrtari i Gjirit.

Megjithatë, të dyja palët mund të kenë pak zgjidhje përpara, veçse të lënë mënjanë inatet e tyre.

Mbretëria mund ta shohë ombrellën e sigurisë së SHBA-së si të dobësuar, por ende e sheh atë si vendimtare për mbrojtjen saudite.

Ndërkohë, shtetet perëndimore kanë kujtuar se ndikimi i Riadit në një treg të paqëndrueshëm të naftës kërkon që ata të largojnë shqetësimet e tyre dhe të merren me sundimtarin e tij de facto dhe mbretin e ardhshëm.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani