Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra mijëra protestojnë në Izrael kundër rishikimit të planifikuar të drejtësisë nga qeveria


Dhjetëra mijëra izraelitë iu bashkuan protestave në gjithë vendin, duke hyrë tashmë në javën e tyre të 20-të, kundër planeve të kontestuara të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të forcuar kontrollin në Gjykatën e Lartë.

Reforma e planifikuar, që do i jepte qeverisë kontrollin mbi emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe do i lejonte parlamentit të anulonte shumë vendime, u ndërpre pasi kundërshtarët organizuan disa nga protestat më të mëdha në rrugë të para ndonjëherë në Izrael.

Qeveria akuzon gjyqtarët aktivistë se po pushtojnë gjithnjë e më shumë rolin e parlamentit dhe thotë se rishikimi është i nevojshëm për të rivendosur ekuilibrin midis gjyqësorit dhe politikanëve të zgjedhur.

Kritikët thonë se reforma do heqë kontrollet dhe ekuilibrat jetike që mbështesin një shtet demokratik dhe do i dorëzojë pushtet të pakontrolluar qeverisë.

Një det me flamuj izraelitë blu e bardhë, të cilët janë bërë simbol i protestave, mbuluan një autostradë qendrore në Tel Aviv. Protestuesit brohorisnin, ‘Izraeli është pothuajse një diktaturë’, ndërsa një pankartë ku shkruhej ‘ndalojini ata’ mbahej nga turma.

“Më frikëson fakti që jemi ende disa orë larg në çdo çast të caktuar nga kthimi nga demokracia në diktaturë”, tha për Reuters Sagi Mizrahi, një programues kompjuteri 40-vjeçar që jeton në Tel Aviv. “Unë jam këtu për shkak të sistemit gjyqësor dhe ligjeve që janë ende në tryezën e qeverisë, është thjesht e frikshme.”