Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria nis verifikimin, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: I gatshëm t’i përgjigjem organeve


Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkrelin. Nisja e hetimeve është bërë pasi Shkreli nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit arsyen se përse është dëbuar nga Italia në vitin 2007.

Sëfundmi, Kreli ka bërë një reagim për mediat ku thotë se është i gatshëm për çdo hetim, ose sqarim për institucionet përkatëse.

Prokuroria ka nisur verifikimin me dyshimin se Shkreli nuk ka deklaruar ndonjë vepër penale në Itali që mund të kenë qenë shkak edhe për dëbimin e tij, por në këtë reagim kryebashkiaku u Vaut të Dejës thotë se është kthyer nga autoritetet italiane pasi ka qenë pa dokumentacion dhe se kishte ikur për një jetë më të mirë, por asnjëherë objekt i kryerjes së veprave penale.

Sa i takon çështjes se përse nuk e ka pasqyruar në formularin e dekrimializimit arsyen e dëbimit kur ka kandiduar për deputet, Shkreli shkruan se nuk është në shkelje të ligjit, pasi nëse je kthyer nga një vend për mungesë dokumentacioni mund të mos e citosh. Ai thotë se ka vendosur që ta pasqyrojë në formular për të qenë transparent me qytetarët.  Edhe formulari i dekriminalizimit e ka të shkruar qartë se nëse je kthyer për mungesë dokumentacioni, mund të mos e citosh

Në vitin 2007, kam qenë emigrant si shumë prej shqiptarëve me idenë për të krijuar një jetë më të mirë për mua dhe familjen time! Policia e vendit fqinj në një kontroll rutinë në rrugë më ndaloi dhe verifikuan se jam një emigrant pa dokumentacione përkatëse dhe më ka kthyen në Shqipëri vetëm për këtë arsye, për mungesë dokumentacioni! Edhe formulari i dekriminalizimit e ka të shkruar qartë se nëse je kthyer për mungesë dokumentacioni, mund të mos e citosh! Pas konsultimeve me avokatin tim, vendosa ta shënoj në formularin e dekriminalizimit arsyen përse policia italiane më riktheu në Shqipëri 16 vite më parë.

Ndryshe nga para dy 2 vitesh, kur po garoja për deputet, unë nuk e pash të arsyeshme që t’a deklaroj duke qenë se nuk është aspak një shkelje e ligjit! Dua të sqaroj çdo qytetar të Bashkisë Vau Dejës dhe mbarë vendit se unë, Kristian Shkreli jam i gatshëm për çdo hetim apo sqarim nga institucionet përkatëse pasi asnjëherë nuk kam qenë objekt i kryerjes së veprave penale! Për çdo sulm politik për të njollosur figurën time, nuk do përtoj të kthej përgjigje sepse nuk kam asgjë për të fshehur! Gati për këdo dhe kurdoherë.

Institucionet i ftoj të bëjnë çdo verifikim të mundshëm ndërsa ne na pret një punë e madhe përpara për vijimin e transformimit të Vau Dejës me projekte e investime të rëndësishme që do ta zhvillojnë si asnjëherë më parë këtë zonë dhe shërbime më të mira për qytetarët! Ata të cilët kanë humbur rrugën e tyre i ftoj që të shohin se si Vau Dejës do të shndërrohet në një qytet të përparuar dhe me një vizion bashkëkohor! Na presin punë të mëdha ndaj edhe nuk mund të humbim kohë”, shkruan Shkreli.

Shkreli arriti të fitonte në zgjedhjet lokale në Bashkinë e Vaut të Dejës me 55.78 % të votave, teksa garonte përballë Zef Hilës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.