Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi thirrje qytetarëve: Dilni votoni të bëjmë ndryshimin, nëse doni autobusë falas, taksa të ulëta e një Tiranë ndryshe


Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë masivisht.

Në një deklaratë për mediat ai tha see ardhmja e qytetarëve është në dorën e tyre.

Në mesazhin e tij Këlliçi theksoi se qytetarët duhet të votojnë alternativën e tij nëse duan autobus pa pagesë, taksa më të ulëta e një Tiranë ndryshe.

“E ardhmja që ju doni është shumë pranë. Të rinj të reja burra e gra, të moshuar. Ushtroni detyrën tuaj si qytetarë. Dilni të votoni nëse doni që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nëse doni taksa më të ulëta dhe një Tiranë ndryshe. Dilni masivisht në votim. Dita kur kurorëzohet mundi ynë. Pjesëmarrja juaj ka një rëndësi të veçantë. kushtet atmosferike mbase nuk janë më të mira, por qytetarët e Tiranës duhet të shkojnë në qendrat e votimit për të bërë ndryshimin.” – tha Këlliçi.