Vendosni fjalën kyçe....

Bejko pas votimit: I vetmi demokrat i djathtë është Roland Bejko, të tjetër kanë ndjekur të shkuarën


Kandidati i PD-së në Tiranë Roland Bejko u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht të votojnë.

Ashtu si kreu i komanduar i PD-së Alibeaj, ai tha se sot është dita për t’u ndarë nga e shkuara.

Bejko tha se i vetmi demokrat i djathtë është ai vetë, ndërsa të tjerët kanë ndjekur të shkuarën.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët. U bëj thirrje të votojnë. Është një ditë e rëndësishme për të drejtën e votën. E dyta, është një ditë e rëndësishme për të gjitha bizneset e Tiranës, të cilët nëse janë kapur nga taksat. Projekti jonë për qytetarët e Tiranës është që të mbrojnë pronët, të mbrojmë qytetarët dhe të çlirojmë biznesnin nga taksat. I vetmi demokrat i djathtë është Roland Bejko, të tjerët kanë ndjekur të shkuarën. Të votosh Erionin dhe Belindin është sikur të votosh për Ramën dhe Berishën.” – shtoi Bejko.