Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në aksin Sarandë-Borsh, humb jetën një person plagosen dy të tjerë


Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident në jug të vendit.

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Sarandë-Borsh, shtetasi J. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi J. B, si dhe kanë ngelur të dëmtuar 2 pasagjerët, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.