Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria vendos rritjen me 6% të pagave të personelit mjekësor e mësuesve nga 1 korriku 2022


Qeveria ka vendosur të rrisë ndihmën ekonomike në masën 10%.

Vendimi është prezantuar pas mbledhjes së qeverisë para pak çastesh.

Ndërsa për fëmijet jetimë, gratë e trafikuara e të dhunuara do ketë një rritje ekonomike me tre herë.

Gjithashtu ministrja Manastirliu ka vendosur të rrisë pagën për personelin mjekësor më 6% duke nisur nga 1 korriku 2022.

“Pas një periudhe te gjatë për buxhetin e vitit 2022 mori vendimin e projekt buxhetit për vitin 2022 dhe kërkojmë të bisedojmë me qytetarët politikat e reja,, Këto politika të reja dhe programe që kemi miratuar do të ndikojnë direkt në mbështetjen e qytetarëve në nevojë, e shtresave që mbështeten nga programet tona. programi i ndihmës ekonomike si një mburojë sociale, do të rritet masa ekonomike për të gjithë në masën 10%. Do i dyfishojmë masën e mbrojtjes fëmijëve jetim, edhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të ketë një rritje me 3 herë të masës ekonomike. Për të vijuar me mburojën sociale për kategoritë në nevojë për shtresat që mbrohen me subvencionin e energjisë elektrike, 45 mln dollaë do të alokohet nga buxheti i shtetit, do të ketë një rritje të buxhetit për personelin mjekësor, do u rritet paga me 6% paga për personalin mjekësor nga 1 korrik 2022”, tha Manastirliu.