Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari: Im atë u baltos pasi iu bashkova foltoreve, Geri Kokalari falsifikoi dokumentet e CIA-s


Aktivistja Evi Kokalari ka denoncuar Geri Kokalarin se ka falsifikuar dokumentin e CIA-s duke baltosur të atin, profesorin Petrit Kokakari, ndërsa thekson se ndihet fajtore se balta ndaj të atit u hodh pasi ajo iu bashkua Foltoreve të ish-kryeministrit Berisha.

Në një shënim të gjatë në Facebook, Evi Kokalari, teksa përshkruan punën e veprimtarinë e të atit gjatë kohës së diktaturës në Shqipëri, ajo hedh poshtë të gjitha akuzat e Geri Kokalarit ndaj të atit duke theksuar se ai nuk ka qenë pjesë e Partisë Komuniste, Partisë së Punës apo elitave komuniste.

Kokalari shkruan gjithashtu se përpjekja e Geri Kokalarit për ta nxjerrë të atin si pjesë të Partisë Komuniste nuk e ka ndihmuar atë as në luftën ndaj Berishës dhe as kryeministrin Rama, të cilit i lëpihet.

Statusi i plotë i Evi Kokalarit

“11 Maj 1993 – 11 Maj 2023

30 vjet sot pa tim’atë. Dhe ndërsa e kujtoj shpesh, e kam të pamundur mos ndjehem fajtore për baltën që u hodh ndaj tij mbasi ju bashkova foltoreve.

Petrit Kokalari ka qënë pjesë e brezit të parë të profesorëve, të cilët themeluan Fakultetin e Mjekësisë.

Ai mbante titujt profesor, doktor dhe docent. Krijoi katedrën e farmakologjisë në fakultetin e mjekësisë dhe shkruajti tekstet shkollore të kësaj dege. Gjithashtu themeloi Institutin e Mjekesise Popullore, ku trajtonin ndër të tjera infertilitetin në meshkuj.

Petrit Kokalari ka qënë njëri i nderuar dhe i respektuar nga shumë në Shqipëri. Më vjen pështirë që këto dy vite është hedhur baltë mbi të, dhe për shpifjet që u shpërndan pikërisht nga një njëri që fatkeqësisht mban mbiemrin Kokalari, por që s’ka absolutisht asgjë të përbashkët me nderin dhe karakterin e kësaj familje.

Petrit Kokalari mbetet një njeri i nderuar që i dha Shqipërise dhe mbi të gjitha njerëzve, dhe s’ka qënë kurrë pjesë e PPSH, apo elitave komuniste në Shqipëri. Madje, ai ka qëndruar larg këtyre qarqeve për të mos rënë në sy, dhe është fokusuar të mbijetonte dhe të evitonte mundesinë e persekutimit, duke ditur ‘damkën’ që mbarte mbiemri në atë kohë. Është kollaj të kesh pasur një jetë të privilegjuar në Amerikë dhe të flasësh për ata, që qëllim jete kishin mbijetesën në një regjim komunist si ai i Enver Hoxhës, për më tepër kur hedh baltë mbi njerëz që nuk e shitën kurrë dinjitetin tyre, por jetuan dhe vdiqën me nder.

Në fakt ata që hedhin baltë sot, janë ata që mundoheshin të na hapnin gropën dje.

Për sa i përket Gary Kokalarit që fallcifikoi dokumentat e CIA duke e klasifikuar atë dokument si ‘listën e komunistëve në Shqipëri ‘, ndërkohë që ajo ishte një listë referuese me emrat e zyrtarëve ekzekutiv, si dhe dekanëve, profesorëve dhe individ që drejtonin institucione të ndryshme në Shqipëri, ku tek kjo e fundit hynte dhe im’atë, tregon qartë karakterin e një njëriu keqëdashës dhe po aq negativë sa komunistët vet.

Në fakt tentativa e këtij për ta nxjerrë tim’atë si pjesë e partisë komuniste, ishte një tentativë që nuk ndihmoj as luftën që ky ka kundër Berishës, dhe as Ramën të cilit ky i lëpihet, me siguri nga që është kushëri i afërt i deputetit të Ramës, Shalsit, por di të them, se Gary, i lindur dhe i rritur në Amerikë, i shkolluar në kolegjet më të mira, duke punuar ne një nga kompanitë më të mëdha, është akoma “broke as hell’ me shumë pak arritje profesionale për t’u krenuar. 

Në kontrast me të, vajza e Petrit Kokalarit, e lindur dhe e shkolluar në një regjim komunist, e nisi jetën në emigrim pa favore dhe pa asnjë lek në xhep, dhe ngriti një karrierë që është shumë, shumë herë më e sukseshme se e këtij gjeniut që u diplomua në Ëharton Business School. Por nuk thonë kot, të suksesshëm në jetë nuk të bën shkolla, por karakteri, zgjuarsia, kurajo dhe kapaciteti për të ngritur dhe mirëmbajtur një rreth miq dhe njerëzish që do të të mbështesin përgjatë karrierës profesionale.

Petrit Kokalari mbetet nje anti-komunist i cili antipatinë për atë regjim ma skaliti në mëndje dhe zemër që kur isha fëmi, si i tillë ai mbetet triumfues nëpërmjet asaj që përfaqësoj unë, një njeri i rritur dhe e edukuar prej tij.

Love ❤ you, DAD, and still miss you terribly.”