Vendosni fjalën kyçe....

Rama komenton foton e publikuar nudo: Ma vodhën nga makina dhe më kërkuan të paguaja


Gjatë një interviste për “Top Story”, kryeministrit Edi Rama i është kërkuar nga moderatorja Grida Duma një koment dhe opinion për fotografitë nudo të kryeministrit Edi Rama, vite më parë, para se ai të vinte në Shqipëri dhe të angazhohej në politikë.

Rama tha se ato ja kishin marrë nga makina dhe e shantazhuan në periudhën e fushatës, ndërsa sonte në mbrëmje Duma i riktheu, çuditërisht, në prag të zgjedhjeve të 14 Majit.

“Një ditë të bukur me bie telefoni, unë atëherë e ngrija gjithmonë telefonin, më thotë dikush se shiko se duhet të bëhesh gati, se duhet të paguash se ke dhe fushatën përpara. I thashë kush je se s’po të kuptoj. Do ta kuptosh më tha.

Nëse nuk paguan ti, do tmerrohen të gjitha gratë, gocat dhe gjithë familjet e këtij vendi. Më kërkoi të paguaja. Në një moment pata një flash, kërkova fotografitë dhe nuk i gjeta. Makina, se ishte në Benz atëherë, kishte shkuar në një remont dhe aty gjerat kishin humbur”, u shpreh kryeministri ndër të tjera.

Më tej, Edi Rama ka theksuar se fotografitë ishin bërë kur ai ishte në Francë, në një plazh publik, i shoqëruar nga partnerja e tij. Në atë periudhë, tha ai, ishte i lirë dhe nuk kishte asnjë lidhje me politikën në Shqipëri.

Kisha shqetësim sepse në fillim unë këto fotografitë ishte një kuti me fotografi lloj-lloj, ndër të cilat dhe këto fotografi. I kisha lënë në bagazhin e makinës, bashkë me disa të tjera. Se jam shumë i pavëmendshëm me gjërat, i harroj, i lë. Tani fatmirësisht kam një njeri që kujdeset për mua në mënyrë më të jashtëzakonshme.

Një ditë të bukur me bie telefoni, unë atëherë e ngrija gjithmonë telefonin, më thotë dikush se shiko se duhet të bëhesh gati, se duhet të paguash se ke dhe fushatën përpara. I thashë kush je se s’po të kuptoj. Do ta kuptosh më tha.

Nëse nuk paguan ti, do tmerrohen të gjitha gratë, gocat dhe gjithë familjet e këtij vendi. Më kërkoi të paguaja. Në një moment pata një flash, kërkova fotografitë dhe nuk i gjeta. Makina, se ishte në Benz atëherë, kishte shkuar në një remont dhe aty gjerat kishin humbur. E kisha një përgatitje.

Pastaj kur erdhi gjëja, erdhi një zarf të kutia postare. Se unë ju thashë, nuk bëhej fjalë të paguaja. Mendoja se janë fotografitë, erdhi zarfi me këto, e kishin hedhur te kutia postare e bashkisë. Më mori në telefon drejtuesja e organizimit dhe më thotë ku je se duhet të vish”-tha Rama.