Vendosni fjalën kyçe....

Bejko takime tek “9-katëshet”: Programi jonë u ka pëlqyer bizneseve dhe qytetarëve


Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar takime me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe qytetarët në zonën e 9 katësheve.

Bejko nëpërmjet një statusi në Facebook, shkruan se pikat e programit të tij elektoral, siç janë taksat e ulëta, krijimi i tregjeve apo zonave të lira ekonomike ju ka pëlqyer qytetarëve.

Bejko thotë se ai dhe ekipi i tij, ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet e Tiranës.

Statusi:

Programin tonë, ja sqaruam shumë bizneseve të vogla dhe qytetarëve që takuam në zonën e 9-katësheve.

Me vjen mirë që dëgjoj se pikat e programit tonë për taksa të ulëta, apo ndërtimi i 5 tregjeve në hyrjet kryesore të Tiranës, apo krijimi i 3 zonave të lira ekonomike, ju ka pëlqyer qytetarëve

Ne ofrojmë zgjidhje konkrete për çdo problem që ka Tirana.

 Kemi zgjidhje efikase dhe të aplikueshme, për arsimin, ekonominë, arsimin, trafikun, për zhvillimin rural etj.

Ne nuk sheshim ëndrra si konkurentët e tjerë, por ofrojmë pika konkrete me zgjidhje