Vendosni fjalën kyçe....

Makina me gurë i bie në banesë, humb jetën 55-vjeçari në Bulqizë


Një makinë me gurë që është përmbysur në banesën e tij i ka marrë jetën 55-vjeçarit në fshatin Shtushaj në Bulqizë.

Shtetasi A.T 39-vjeç duke ngarkuar kamionçinën e tij me gurë nuk e ka siguruar mirë automjetin dhe për pasojë ka rëshkitur duke rënë në banesën e viktimës, shtetasit I.D.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionçinës.

Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.

Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”-njofton policia.