Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Erion Veliaj mashtrues, autobusi do jetë falas edhe për fshatrat e bashkisë Tiranë


Belind Këlliçi tha sot se autobusët falas do jenë edhe në fshatrat e bashkisë Tiranë jo vetëm brenda qytetit.

Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ku pohoi se premtimi i tij për autobusë falas është pritur mjaft mirë edhe në fshatrat e kryeqytetit duke akuzuar kryebashkiakun Veliaj se i ka gënjyer banorët e fshatrave gjatë takimeve të tij.

“Ishtë një javë intensive, javë me shumë punë, javë interesante dhe me një reagim të qytetarëve, të jashtëzakonshëm. Vij nga një diel dedikuar 100% zonës rurale, zonës më të harruar të Tiranës ku më vjen mirë që autobusi falas është mirëpritur në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak se është një lehtësi për të gjitha zonat e Tiranës që janë periferike dhe rurale, se kishte dalë ky mashtruesi i Tiranës, kishte çuar njerëz nëpër fshatra, nëpër katunde dhe u thoshte ‘Belindi do t’ia bëjë qytetit, nuk do t’ua bëjë juve falas’. Autobusi do të jetë falas edhe për zonën e fshatit në Tiranë. E gjithë bashkia do ta ketë falas. Dje kam qenë në Vishnjë, në Mënik, në Pezë. Komunat që janë pjesë e bashkisë Tiranë do ta kenë autobusin pa pagesë. Edhe ata që më thoshin dje në Vishnjë që e kemi 1 mijë lekë, do ta kenë pa pagesë. Edhe ata që ishin në Mënik. Edhe ata në Pezë. Të gjithë qytetarët e bashkisë Tiranë. Në pjesën që e kap Tirana, të gjithë do të përfitojnë nga ky shërbim. Dhe nga subvencionet për fermerët, edhe nga ndihma që do të japim për huamarrjen e fermerëve, edhe nga tregjet që do të bëjmë për produktet bio të Tiranës.” – tha Këlliçi.