Vendosni fjalën kyçe....

Bejko takon përfaqësuesit e OSBE/ODHIR: Disa media e quajnë Berishën kryetar të PD-së, shkelin ligjin dhe Kodin Zgjedhor


Kandidati i Partisë Demokratike, për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e OSBE/ODHIR në selinë blu.

Në një dalje për mediat, Bejko zbardhi temat e diskutimeve, ku tha se i ka informuar përfaqësuesit e OSBE-ODHIR-it se disa media në vend vijojnë ta quajnë Sali Berishën dhe si kryetar të Partisë Demokratike duke shkelur ligjin dhe Kodin Zgjedhor.

“I informuam edhe për raportin që ne si PD kemi me mediat, duket ashiqare sidomos në mediat qendrore, TOP, Klan, që e quajnë ende Berishën si kryetar të PD ndërkohë që PD është tjetër kund. PD është tek ne. Kandidatët e tyre i quajnë përfaqësues të PD ose kandidatë të PD dhe kjo është në shkelje të ligjit dhe kodit zgjedhor. I informuan përfaqësuesit e ODHIR edhe me shkeljet e ndryshme që kemi vënë re në terren ku qytetarët janë shantazhuar për shkak të vendit të punës si edhe investimet elektorale që ka bërë Veliaj ditë e fundit ku ka veshur rrugët e Tiranës me një tapet të hollë asfalti, që e sigurt është që sapo të bien shirat e para ajo rrugë do kthehet në origjinë me gropa dhe e shkatërruar”, tha Bejko.