Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Arsimit mbyll shkollën iraniane në Tiranë


Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën ‘Saadi’, që funksionon në Tiranë prej disa vitesh. Vendimi mban firmën e ministres Shahini ndërsa nuk theksohen arsyet e këtij vendimi. 

Masa vjen pak ditë pas shpalljes non grata të dy diplomatëve iranianë të Ambasadës së Iranit në Tiranë. Diplomtatët e përzënë janë Mohammad Ali Arz Peimanemati e Seyed Ahmad Hosseini Alast.

Ky i fundit ka qenë atashe kulturor i Iranit në Shqipëri dhe njëkohësisht drejtues i fondacionit ‘Saadi Shirazi’ në Tiranë, pjesë e së cilës është edhe shkolla e mbyllur me vendim të Ministrisë së Arsimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *