Vendosni fjalën kyçe....

Meta: ‘Amnistia fiskale’ rikthen Shqipërinë në listën e vendeve për monitorim fiskal, Rama synon të pastrojë lekët e krimit


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka akuzuar kryeministrin Rama se e ka zhytur vendin në paligjshmëri të plotë duke e shndërruar Shqipërinë nëparajsën fiskale të krimit të organizuar vendas e ndërkombëtar.

Në një reagim në Facebook, ai i bën jehonë një vendimi të BE-së sipas të cilit Shëipëria ështëë rikthyer në listën e vendeve në mbikëqyrje për çështje fiskale.

Ai e quan këtë një goditje shumë të rëndë për kryeministrin Rama e qeverisjen e tij.

“Vendimi i Bashkimit Europian për të rikthyer Shqipërinë në listën e vendeve në monitorim për çështje fiskale është një tjetër goditje shumë e rëndë për Edi Ramën dhe Qeverinë e tij të korruptuar, të aferave dhe skandaleve të panumërta financiare. Ndërkohë që Shqipëria ndodhet prej disa vitesh në listën e vendeve nën monitorim për pastrimin e parave, tashmë përfshihemi dhe në listen e vendeve me regjim të dyshimtë fiskal. Edi Rama e ka zhytur vendin në paligjshmëri totale duke e shndërruar Shqipërinë në parajsën fiskale të krimit të organizuar vendas e ndërkombëtar nëpërmjet miratimit të një sërë ligjeve që kanë vetëm për qëllim futjen e parasë së pisët në çdo sektor të ekonomisë.”­ – shkruan Meta.

Kreu i PL-së shton më tej se njënga arsyet kryesore të vendimit të BE-së ka të bëjë me ‘Amnistinë fiskale’ të qeverisë, që sipas tij  do shërbejë për pastrimin e lekëve të korrusionit dhe krimit të organizuar.

Meta shkruan më tej se në 10 vite qeverisje, Rama ka dështuar të forcojë një administratë tatimore modern e minoi qëllimisht përpjekjet kundër krimit e korrupsionit. Meta thekson në fund se vetëm largimi i Ramës rikthen ekonominë në shinat e ligjit dhe rikthen investimet e huaja.

Edhe tentativa skandaloze e Edi Ramës për pastrimin e parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet “Amnistisë Fiskale” është një nga arsyet kryesore të këtij vendimi të BE, që dekurajon rëndë afrimin e investimeve të huaja serioze në Shqipëri. Në dhjetë vite, Kryeministri në largim dështoi totalisht në konsolidimin e një administrate tatimore moderne dhe minoi me qëllim përpjekjet kundër krimit dhe korrupsionit duke dobësuar efikasitetin e mekanizmave shtetërore, që luftojnë paranë e pisët. Vetëm largimi i Edi Ramës e rikthen ekonominë në shinat e ligjit dhe sjell investime të huaja dhe vendase serioze duke siguruar kështu një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të ekonomisë, që prodhon mirëqenie për qytetarët dhe ndalon shpopullimin dramatik!” – mbyll shënimin Meta.