Vendosni fjalën kyçe....

Tirana me një këmbë drejt finales së Kupës, Egnatia barazon me Vllazninë


Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar ndeshjet e para në përballjet e para gjysmëfinale. Në Elbasan, Tirana fitoi 3-0 me Teutën, duke qenë me një këmbë në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Në “Loro Boriçi”, Vllaznia vendase vijon mos fitojë, duke barazuar 1-1 me Egnatian. Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë do zhvillohen në 11 maj.

Në “Elbasan Arena”, Tirana fitoi 3-0 me Teutën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë ia dolën të shënonin tre gola, duke marrë një rezultat fantastik për të shpresuar finalen e Kupës. Përballja nisi mirë për Tiranën, teksa goli i parë u shënua nga Florent Hasani në minutën e 43 të ndeshjes.

Sulmuesi iu vodh bukur mbrojtjes, duke mos dalë në pozicion jashtë loje. Edhe pjesa e dytë ishte nën diktatin e kryeqytetasve, teksa goli i dytë u shënua nga Lulaj në të 66 minutë.

Lushkja vetëm gjashtë minuta më vonë dërgoi shifrat në 3-0, me Tiranën që shkon në ndeshjen e kthimit në 11 maj me një këmbë në finale.