Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim me përfaqësues biznesesh në Durrës: Mbani krahun e punës, është sfidë e çdo vendi të botës


Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte në takim me përfaqësuesit e biznesit në Durrësit, ku tha se është shumë e rëndësishme që sipërmarrësit të mbajnë forcat punëtore sepse gara për të tërhequr krahë pune është sfidë e çdo vendi të botës.

Me këtë i ka vënë theksin rritjes së pagave që është domosdoshmëri duke e vlerësuar si një kthesë të madhe.

Po rritet alarmi për mospërmbushjen e vendeve të punës me krahë pune se nuk ka më në Gjermani aq të rinj sa i duhen ekonomisë gjermane për të vijuar ajo që është. Kjo është problematika e të gjitha vendeve që do shpërthejë fare. Gara për të tërhequr krahë pune në anën tënde do jetë gara e çdo vendi. Gjermania po rend prej kohësh që të ketë sa më shumë dhe i duhen miliona, jo disa dhjetëra mijëra që nuk ia jep më dot procesi i lindjeve brenda. Ne jemi në pikën që është tani momenti i kthesës së madhe, tërmeti, pandemia dhe tani rritja e pagave”, tha Rama.