Vendosni fjalën kyçe....

Raketa më e fuqishme në botë e Elon Musk shpërthen në ajër 4 minuta pas lëshimit/ Video


Anija Starship e SpaceX e Elon Musk shpërtheu në një top zjarri gjatë nisjes së dytë të dështuar orbitale brenda një jave, sipas DailyMail.

Raketa më e fuqishme në botë  e cila ishte pa ekuipazh u ngrit nga platforma në Teksasin e Jugut dhe lënë pikën e lëshimit, në momentin e parë historik të saj.

Por anija prej 3 miliardë dollarësh filloi të binte katër minuta pas fluturimit ndërsa përgatitej të ndante përforcuesin Super Heavy nga Starship në ajër.

Dështimi bëri që të dyja pjesët të përplaseshin drejt Tokës, të cilat shpërthyen në mes të zbritjes.

Elon Musk pretendoi muajin e kaluar se kishte 50 për qind mundësi që anija e tij kozmike të mund të shpërthente gjatë nisjes.

Starship ishte raketa më e lartë e ndërtuar ndonjëherë, rreth madhësisë së një ndërtese 40-katëshe, dhe objektivi kryesor, sipas stafit, ishte vetëm heqja e saj nga platforma e lëshimit.

Miliarderi përgëzoi ekipin e SpaceX për një nisje testuese emocionuese të Starship’ rreth 20 minuta pas shpërthimit.