Vendosni fjalën kyçe....

Djali i mitur ikën nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”, policia në kërkim të tij


Një 13-vjeçar, raportohet se është zhdukur nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”, pas kallëzimit të një punonjësi të kësaj qendre, pranë komisiaratit nr.1 të Policisë në Tiranë.

Policia është vënë në kërkim të tij.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi S. T., 32 vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili ka kallëzuar se është larguar një 13-vjeçar që qëndronte në këtë institucion. Punohet për gjetjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.