Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës së ‘Institutit’ në Tiranë, pasagjerët dalin në kohë


Autobusi i linjës së Institutit ka marrë flakë në lëvizje rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Autobusi që drejtohej nga S. A. Është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë në kohë dhe nuk ka asnjë të dëmtuar, thuhet në informacionin paraprak të policisë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.