Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në grumbullimin e mbeturinave në Vlorë, digjet edhe sipërfaqja me ullinj


Një zjarr është regjistruar pasditen e kësaj të shtunë pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Vlorë.

Flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendgrumbullimit.

Edhe në zonën e Bestrovës në Vlorë është përfshirë nga flakët një zonë ullishteje, por pa dëme të shumta.