Vendosni fjalën kyçe....

Ish-këshilltari i Ahmetajt (Artan Gjokaj) i implikuar në mbulimin e vilës në Hamallaj që SPAK e sekuestroi si aset korruptiv, si kaluan 130 mijë euro tek Erjola Hoxha


Në lëvizjet dhe manovrat e ish ministrit Arben Ahmetaj që sipas SPAK ka bërë për të kamufluar tre vila dhe dy apartamente, del në pah edhe Artan Gjokaj, i cili nuk është një emër rastësor.

Artan Gjokaj u ka blerë një apartament me vlerë 130 mijë euro prindërve të Erjola Hoxhës në kompleksin Valamar, në Hamallaj, në 17 shkurt 2022. Këto para prindërit më pas ia kanë dhuruar Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Arben Ahmetajt. Zonja Hoxha thotë se këto para i ka përdorur për të blerë vilën që ka bllokuar SPAK-u, me vlerë 220 mijë euro, në 31 mars 2022.

Ky version reflektohet në kërkesën e Erjola Hoxhës drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku kërkon heqjdn d sekuestros, duke pretenduar se vila nuk është produkt i korrupsionit të partnerit Arben Ahmetaj. Mbetet e paqartë se si prindërit e Erjola Hoxhës e përfituan apartamentin në Hamallaj. Më i dyshimtë është shitja e një apartamenti 130 mijë euro pikërisht tek i besuari i Arben Ahmetajt si dhe më pas blerja e një vile 220 mijë euro nga Erjola Hoxha, vilë e cila dyshohet se ka një vlerë disa herë më shumë. Dhe bëhet fjalë pikërisht për vilën që kishte porositur Klodian Zoto, pronari i kompanisë së inceneratorëve. Zoto e ka kaluar vilën tek Gerian Kuke, një biznesmen me lidhje të forta me Ahmetajn. Më pas Kuke e kaloi vilën në emrin e Erjola Hoxhës.

SPAK dyshon se vilën ia ka dhënë Klodian Zoto ish ministrit Arben Ahmetajt në formë shpërblimi korruptiv, për shak të rolit të Ahmetajt në çështjen e inceneratorëve si ministër Ekonomie, ku ka firmosur për procedurën në 14 prill 2014 dhe më pas si ministër Financash. Krahas vilës, Klodian Zoto i ka mbuluar udhëtimet jashtë vendit dhe akomodimet në hotele me 5 yje Arben Ahmetajt, nga viti 2013 deri në vitin 2018, rapor ky i faktuar me dokemente.

Po kush është Atran Gjokaj dhe çfarë e lidh me Arben Ahmetajn? Artan Gjokaj nuk është një personazh rastësor në këtë histori, por një nga njerëzit më të besuar të Arben Ahmetajt.

Siç edhe e vërteton ky dokement, Artan Gjokaj ka qenë këshilltar i Arben Ahmetajt, kur ky i fundit ishte zëvëndëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Gjokaj ka qenë këshilltar i Ahmetajt edhe në ministrinë e Financave, edhe pse arsimi i Gjokajt nuk ka asnjë lidhje as me financat dhe as me rindërtimin.

Artan Gjokaj rezulton se ndodhej edhe në makinë me Arben Ahmetajn kur ndodhi aksidenti në autostradën Tabanoc-Kumanovë, rruga që lidh Serbinë me Maqedoninë e Veriut. Nga një mësues në Gjirokastër, Artan Gjokaj rezulton me biznese dhe që blen pasuri qindra mijëra euro, ndërsa emri i tij del në pah edhe në ndërmarrje shtetërore në varësi të Ministrisë së Financave. Gjokaj është akuzuar edhe nga banorët e fshatit Picar të Gjirokastrës se fshihet pas njē hidrocentrali. Nuk dihet nëse Gjokaj është në listën e personave që po verifikohen nga SPAK, që mund të fshehin pasuri dhe biznese të Arben Ahmetajt.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com