Vendosni fjalën kyçe....

Audrey Glover rikthehet në Shqipëri si shefe e Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet e 14 majit


Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit është caktuar Audrey Glover.

Misioni pritet të mbërrijë në Tiranë të premten për të zhvilluar një sërë takimesh me drejtuesit e KQZ institucioni përgjegjës i organizimit të zgjedhjeve si edhe përfaqësues të partive politike.

Audrey Glover është një njohëse e mirë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Për herë të parë në vitin 1996 ajo do të kryesonte misionin afatgjatë të vëzhgimit, ndërsa gjetjet e raportit te saj do hasnin kundërshti të fortë nga qeveria Berisha.

ODIHR do t’i besonte asaj edhe drejtimin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009, ndërsa në të njëjtin post do rikthehej edhe për zgjedhjet e vitit 2015 si edhe ato të 2019, të cilat opozita i bojkoti.

Për të monitoruar zgjedhjet e 14 majit, ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues.