Vendosni fjalën kyçe....

Nis sot seanca në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi


Nis sot në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Ata akuzohen nga nga Prokurori Special për krime lufte e krime kundër njerëzimit në kohën e luftës në Kosovënë vitet 1998/1999.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-krerët e Kuvendit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit.

Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020.

Një ditë më parë në  Kosovë u mbaj një marshim solidariteti në mbrojtje t ëish-krerëve të UÇK-së. Ndërkohë sot është thirrur një protestë para Gjykatës Speciale.

Ish-krerët akuzohen për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave. Në proces pritet të dëshmojnë rreth 140 persona.

Gazetari Blendi Fevziu bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme ku pohoi se politikani i rëndësishëm në Kosovë u kërkon ndërkombëtarëve që t’i mbajnë në burg ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen nga Gykata Speciale në Hagë.

“Kam një informacion që mund ta bëj publik, më duket e kam thënë edhe një herë tjetër, që më ka ardhur nga nivele të larta ndërkombëtare, diplomatike. Që njerëz të rëndësishëm të politikës së Kosovës ju thonë që po u kthyen ata të katërt, Kosova s’ka qetësi. Çfarë do të thotë kjo. Po pse për qetësinë e Kosovës, për qetësië e katër vetave aty, për qetësinë e një njeriu që mendon se është  në krye të vendit, do sakrifikohen katër njerëz që kanë sakrifikuar…Ideja është na i mbani ata atje brenda që ne të jemi pak më rehat këtej. Kjo është cinike, është shumë cinike. E kërkuar nga politika në Kosovë.  Unë s’mund ta bëj publik emrin për arsye se personi që ma ka thënë në konfidencë ka qenë njeri i bisedimeve, dhe tani nuk mund të shpërdoroj besimin e tij.” – tha Fevziu.