Vendosni fjalën kyçe....

Meta kujton masakrën e 2 prillit: Do garantojmë zgjedhje të lira, për të mbrojtur amanetin e martirëve


Deklaratave të ish kryeministrit Berisha i cili kujtoi masakrën e demonstratës së 2 prillit të 1991 ku humbën jetën 4 qytetarë, martirë të demokracisë, u është bashkuar edhe kreu i i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meta nëpërmjet një statusi në Facebook, thekson se Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë për të mbrojtur me çdo çmim amanetin e tyre për të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë, të barabartë dhe të paprekshme.

 

Postimi:

Mirënjohje përjetë kujtimit dhe veprës së katër Martirëve të paharruar të Shkodrës dhe Shqipërisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht në 2 prillin e errët të 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

Më të vendosur se kurrë për të mbrojtur me çdo çmim amanetin e tyre për të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë, të barabartë dhe të paprekshme.

Shkodra, zemra dhe frymëzimi për demokracinë, siç e ka dhënë gjithmonë verdiktin do ta japë edhe më 14 Maj lajmin e parë për fitoren e padiskutuar në të gjithë Shqipërinë të pluralizmit politik, të llogaridhënies dhe Lirisë!