Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi mundet në shtëpi nga Egnatia, Vllaznia nuk shkon përtej barazimit me Bylisin


Egnatia i ka shkaktuar humbje Kukësit në shtëpinë e tij në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Rrogozhinasit fituan 0-3 ndaj verilindorëve.

Golat për Egnatian u shënuan nga Dwamena 45’, Laurentino 63’ dhe Fernando Medeiros 95’.

Më këtë fitore Egnatia vijon qëndrimin në vendin e tretë në kampionatin shqiptar të futbollit ndërsa Kukësi ndodhet në vendin e gjashtë.

Në sfidën tjetër Vllaznia barazoi pa gola me Bylisin në Loro Boriçi duke bërë që skuadrat të ndajnë nga një pikë. Me këtë barazim Vllaznia ngjitet provizorisht në vendin e katërt me 48 pikë ndërsa Bylis qëndron në vendin e parafundit.