Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Lushnje, plagoset një grua


Të shtëna me armë janë regjistruar në fshatin Ballagat të Lushnjës ku si pasojë ka mbetur e plagosur një grua. 

Policia thotë se shtetasja B.S, 60-vjeç u plagos në rrethana ende të paqarta. 

Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë,  në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.