Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarët pyesin Bejkon: A do ta binjakëzoni Tiranën me Lazaratin?


Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së nuk arriti që të gjente 61 emra për të kandiduar për bashkitë. Fokusi, tha ai është vendosur tek Tirana.

 “Unë mund të them ofertën politike, atë administrative do ta thotë Bejko.

Do të habiteni me atë që do të dëgjoni. Te dy kandidatët e tjerë asgjë nuk ndodh. Oferta jonë për aspektin politik për Tiranën është; ne nuk vjedhim, nuk gënjejmë dhe nuk tutemi. Këto është shtylla” tha ai.

Kandidati Roland Bejko duke qenë një profil i lidhur me Gjirokastrën dhe Lazaratin, u pyet nga gazetarët nëse do ta binjakëzonte kryeqytetin me provincën e njohur për kultivimin e kanabisit disa vite më parë.

Në fakt binjakëzim me Lazaratin e bëri Rama, pasi luftoi Lazaratin. Të gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm të Tiranës. Nuk iu bë asnjë pyetje Edi Ramës për këtë. E detyroi atë komunitet të braktiste vendin. E dyta do të doja ta binjakëzoja shumë Tiranën me Lazaratin. Jemi shoqëri e hapur.

Lazarati është një qendër administrative, pjesë e Gjirokastrës. Nëse do të zgjidhem kryetar i bashkisë së Tiranës, do ta kisha kënaqësi të bëja binjakëzim mes Lazaratit, Gjirokastrës dhe Tiranës” tha ai.

Bejko u pyet edhe për premtimin e Edi Ramës, ndërtimin e tramvajit. “Tramvaji nuk është premtim i imi. Tirana ka nevojë për linja të brendshme mbi dhe nëntokësore. Ka nevojë të përmirësohet trafiku. Do të merren në konsideratë të gjitha variantet” tha Bejko.