Vendosni fjalën kyçe....

Begaj pret në takim Presidentin austriak: Austria mbështetje të rëndësishme për rrugëtimin europian të Shqipërisë


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pas pritjes zyrtare me homologun austriak Alexander Van der Bellen zhvilloi një konferencë për shtyp ku folën për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Begaj tha se Shqipëria dhe Austria kanë një partneritet të një rëndësie të veçantë. Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa falënderoi Austrinë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për rrugëtimit europian.

“Biseda kishte në vëmendje çështjen e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, i përcolla vlerësimin për gjithë mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin europian, mbështetja ekonomike, politike e mbështetja për reformën në drejtësi. Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë së procesit integrues të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. E informova mikun për përparimin e bërë në reformat e integrimit europian dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim. E sigurova që Shqipëria mbetet dedikuar në të gjitha nivelet për rezultate të reformën në drejtësi. E falënderova për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë Kosovës, liberalizmin e vizave dhe dialogun Kosovë serbi. Rikonfirmuam qëndrimet e vedneve për dënimin e këtij agresioni të paprovokuar dhe mbështetjen e palëkundur ndaj popullit ukrainas dhe integritetin territorial të saj”, tha Begaj.