Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj publikon faturën: Tregon skemën e vjedhjes së parave të inceneratorëve


Koordinatorja e luftës Anti Korrupsion në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj,  ka publikuar në emisionin “Opinion” një faturë që sipas saj, tregojnë lidhjet mes disa kompanive për aferën korruptive te inceneratorët.

Shehaj ka hedhur akuza të forta ndaj pronarëve të kompanisë dhe qeverisë se nëpërmjet skemave të ndryshme kanë vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Fatura flet për shtetasin Guiseppe Ciaffaglione, që ka paguar domainet e disa kompanieve që lidhen me njëra tjetrën ndër të tjera edhe Em Capital Group ku ortakë janë pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Eva Blushi.

Kjo është një faturë që lëshohet për këtë individin që quhet Giuseppe Ciaffaglione. Adresa e zotërisë është Holandë. Edhe pse ky zotëria është me leje qëndrimi në Shqipëri, ky zotëria këtu ka qenë konsulenti i inceneratorit të Fierit, ka qenë administratori i inceneratorit të Tiranës dhe një ndër pronarët e fshehur të inceneratorit të Tiranës. Dhe kemi këtë kompaninë në New Zealand që i dërgon një faturë këtij individi. Po kujt domain i dërgohet?

Domaini i parë, M Capital BG. Pra ky zotëria paguan domainet e këtyre kompanive. M Capital BG është kompani e krijuar në Bullgari e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Eva Blushit të cilët kanë marrë miliona euro nga inceneratori i Tiranës me zero punë. Internationaldrax.com, Drax consult. Kjo është kompania që fitoi kontratën 60 mln dollarë në Zimbabve ku u arrestua një ministër. Kjo kompania e zotëruar nga 1 individ, e hapur në Lugano të Zvicrës, individi quhet Ilir Dedja, i cili ka dhe kompani tjetër që ka marrë miliona Euro para nga inceneratori i Tiranës ka bërë edhe një skemë të vogël që kanë hedhur tashmë Zimbabven në arbitrazh për këtë kontratën. Kjo është kompani e lidhur me këta këtu (i drejtohet emrit Giuseppe Ciaffaglione). Vjen në Shqipëri bëhet miliarder. Është pronar i inceneratorëve ky”, u shpreh Shehaj.-deklaroi Shehaj.