Vendosni fjalën kyçe....

U bllokuan në Theth, ndërhyhet me helikopter për të shpëtuar 4 alpinistët serb


Forca Ajrore ka ndihmuar 4 alpinistët serb të cilët u bllokuan gjatë kalimit Valbonë-Theth.

Ata kishin rrëshkitur duke kryer aktivitetin sportiv ku gjatë aksidentit kanë marrë dhe lëndime në trup.

Është dashur ndërhyrja me helikopter për transportimin e tyre nga zona ku u bllokuan.

Një prej alpinistëve u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135 kanë transportuar me sukses 4 alpinistët serb të cilët gjatë kalimit nga Valbona në Theth kanë rrëshkitur, duke marrë lëndime në trup. Një prej të plagosurve është transportuar drejt SQUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 3 të tjerët fatmirësisht pa lëndime”, sqaron ministria.