Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Kurtin: E mbështes për marrëveshjen Ohrit, në qershor mbledhje e dy qeverive


Kryeministri Edi Rama ka zbuluar diskutimet gjatë drekës së zhvilluar me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Rama shkruan se mbështet Kurtin në hapat e hedhura për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe për formulën e Asociacionit.

Gjithashtu Rama thotë se ra dakord me Kurtin që mbledhja e përbashkët mes dy qeverive të zhvillohet në qershor.

Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor”-shkruan Rama.