Vendosni fjalën kyçe....

“Ftohje apo jo me Ramën”-Kodheli tregon bisedën me Ramën për listën e deputetëve dhe komenti për PD-në e përçarë


Anëtarja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli beson se forca e saj politike do t’i fitojë zgjedhjet, sepse di të rinovojë veten me ide, me njerëz dhe programe.

Kodheli beson se kryesia do të marrë vendime të drejta për kandidatët e bashkive. “Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë gjatë në pushtet, sepse jemi të duhurit dhe më të mirët në treg”- tha ajo gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë”. 

Kodheli e shikon Tiranën pozitive për shkak se mbështetet nga qeveria dhe drejtohet nga Erion Veliajt.

“E shoh Tiranën shumë pozitive në raport me qeverisjen qoftë qendrore, qoftë lokale, shumë larg kundërshtarit tjetër politik. Kjo për shkak se mbështetet nga qeveria dhe drejtohet nga Veliaj. Janë të dy faktorë të rëndësishëm.”- tha zonja Kodheli.

Kodheli komentoi edhe situatën e opozitës duke thënë se në një situatë të përçarë nuk i bën mirë vendit.

Nuk fërkoj barkun dhe them shyqyr që janë këta në këtë derexhe dhe ne të vazhdojmë të qeverisim pavarësisht sesi qeverisim. Një opozitë e përçarë nuk i bën mirë vendit. Shpresoj të jetë një periudhë tranzitore për forcën e djathtë”- u shpreh Mimi Kodheli.

Ajo iu përgjigj edhe pyetjes nëse është ftohur me Edi Ramën, pasi nuk u vendos në listë fituese në zgjedhjet e fundit.

Kemi 20 vite që punojmë bashkë. Disa periudha më pranë, disa më larg, por jemi aty e ndiejmë dhe e shikojmë që jemi e gjithmonë  bashkëpunëtorë. Në kohën e hartimit të listave ka patur një diskutim. Po jua them siç ia thashë kryeministrit Rama: Kam qenë në krye të listës ose në 3-shen e parë te listës. E kam për nder te jem edhe në fund të listës së PS.  Unë i shërbej vendit pavarësisht nëse jam nr. 1 apo 35, përsa kohë jam zgjedhur ta bëj këtë punë. Do ta bëj edhe kur të jem 35-a dhe do ta bëj sot, kur jam akoma në piacë, në krye të punëve të politikës”- u shpreh Mimi Kodheli.