Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon pas dakordësisë mes Kosovës dhe Serbisë: Shpresojmë të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të takimit mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ku temë diskutimi ishte zbatimi i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Rama shkruan se shpreson që marrëveshja të mos ketë ndonjë të fshehtë dhe e pa nënshkruar, mos jetë një tjetër dredhi ballkanike.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit,” shkruan Rama në twitter.