Vendosni fjalën kyçe....

Da Vinçi ishte djali i skllaves çerkeze nga Kaukazi – Eksperti


Leonardo da Vinci, artisti i njohur italian, piktori i Mona Lizës e artist i njohur i Rilindjes, ishte djali i një babai italian dhe një nëne skllave që u trafikua në Itali nga Kaukazi, sipas një studimi të zbuluar së fundmi.

“Nëna e Leonardos ishte një skllave çerkeze, e cila u mor nga shtëpia e saj në malet e Kaukazit, u shit dhe u rishit disa herë në Kostandinopojë, më pas në Venecia, përpara se të mbërrinte në Firence.” – tha Carlo Vewe, një ekspert i da Vinçit nga Universiteti i Napolit.

Pikërisht në Firence, shtoi Vewe, nëna e artistit u takua me Piero da Vincin, me të cilin kishte një djalë të quajtur Leonardo. Më parë, ekspertët në përgjithësi kanë rënë dakord që nëna e da Vinçit quhej Katerina dhe se djali i saj lindi në vitin 1452.

Çelësi i gjetjeve të Veçes ishte zbulimi i një dokumenti në arkivat shtetërore të Firences, i datës 1452 dhe që mendohej se ishte shkruar nga babai i da Vinçit – i cili punonte si noter – në të cilin ai kërkonte emancipimin ligjor nga skllavëria për një grua të quajtur Katerina në mënyrë që ‘të rimëkëmbej liria e saj dhe rikthimi i dinjitetit të saj njerëzor’.

Vewe tha se ‘burri që e donte Katerinën…i dha asaj këtë fëmijë të quajtur Leonardo’.

Thirrja e tij për emancipim tregon se Katerina të cilës i referohej ishte një skllave. Ajo kundërshton teorinë e pranuar prej kohësh se da Vinçi ishte produkt i një lidhjeje midis Piero da Vinçit dhe një fshatareje toskane të quajtur Caterina di Meo Lippi.

Pavarësisht ndryshimit rrënjësor të të kuptuarit ndaj prejardhjes së supozuar të da Vinçit, pretendimet e Veçes janë mbështetur nga historianë të tjerë.

Një akademik, Paolo Galluzzi i akademisë shkencore ‘Lincei’ të Romës, i përshkroi gjetjet si dëshmitë ‘më bindëse’ të origjinës së vërtetë të artistit. Megjithatë, ai paralajmëroi se disa dyshime mbeten ende ‘sepse ne nuk mund të bëjmë një test të ADN-së’.

Leonardo da Vinci ishte një polimat, i cili krijoi terren të ri në disa fusha artistike dhe shkencore para vdekjes së tij në Francë në 1519. Ai konsiderohet si një figurë kyçe e Rilindjes – një periudhë në historinë evropiane që mbikqyri një kalim nga mesjeta në modernitet.

Rajoni i Kaukazit ndodhet midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik.