Personazhi i njohur i TikTok-ut Aleks Visha është shoqëruar nga policia si dhe është ndëshkuar më 100 mijë lekë të reja gjobë.
Masa erdhi pas videos së hedhur në rrjetin social parta pak ditësh teksa ecte me shpejtësi 305 kilometra në prë në Tunelin e Kalimashit.
Videoja u filmua nga bashkëudhëtari i Vishës, Clevio, ndërsa më pas u bë virale në rrjetet sociale.
Njoftimi
Policia Rrugore e Tiranës.
Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Lamborghini”. Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V. Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj. Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.”