Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria shpall Vjosën Park Kombëtar duke ndaluar çdo veprimtari ekonomike që cënon lumin e fundit të egër në Europë


Prej vitesh është kërkuar që Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, të shpallej Park Kombëtar, duke përfshrë edhe protesta në vend por edhe në Europë, përfshi këtu edhe personazhe të famshëm, por sot mesa duket qeveria shqipëtare  ka vendosur ti japë fund debateve mbi këtë çështje, duke marrë vendim ta shpallë këtë lumë zyrtarisht Park Kombëtar.

Kjo do të thotë se në nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa, përfshirë këtu edhe HEC-et që krijuan një debat të madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Me vendimin e marrë sot nga Këshilli i Ministrave, e gjithë sipërfaqja e lumit Vjosa, zona bregore, një pjesë e sipërfaqes tokësore, bashkë me tre degët e lumit Drino, Bënsh, Shushicës është shpallur Park Kombëtar. Sipërfaqja totale e shpallur Park Kombëtar është 12 727 hektarë.

Kemi sot vendimin përfundimtar që e shpallim lumin e Vjosës lumin e fundit të egër në Europë Park Kombëtar, kategoria e dytë e mbrojtjes që është shumë më e lartë se ajo që kishte një vit më parë si Park Natyror. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje në 12 727 ha që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore që së bashku me të tre degët e lumit Vjosë, Drino, Bënsh, Shushicës, bëjnë atë që duhet atë që është sot parku i parë i një lumi të egër në Europë.”, tha ministrja Mirela Kumbaro.

Në janar, Vjosa mori statusin “Park Natyror” duke u bërë për herë të parë pjesë e zonave të mbrojtura, ndërsa një marrëveshje me organizatën amerikane “Patagonia” iu hap rrugë shpalljes së saj Park Kombëtar.

Vjosa, me një gjatësi 272 kilometra, shërben si habitat i mbi 1,100 specieve, ndër të cilat 13 janë gjallesa në rrezik zhdukje në rang global. Këto vlera ekologjike dhe kulturore ofrojnë mundësi të mëdha për eko-turizëm dhe përfitime të tjera ekonomike për njerëzit që jetojnë në rajonin përkatës.